Telegrafi

Melihate Tërmkolli lavdëron paraqitjen e Kurtit në Bruksel

Ish-deputetja dhe ish-ministrja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli  ka thurur lavde për paraqitjen e sotme e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Bruksel.

Tërmkolli i ka thënë “bravo” Kurtit në Facebook që e përmendi fjalën gjenocid, derisa ka thënë se Serbia e të tjerët duhet ta pranojnë dhe kuptojnë se kush është agresori dhe kush viktima.

“Bravo, Kryeministër Kurti, edhe njëherë! Serbia por edhe të tjerët duhet ta kuptojnë e ta pranojnë kush bëri gjenocid ndaj shqiptarëve (tri herë gjenocid, nga 1878 deri 1999), pra kush është agresori e kush viktima. Të mos harrojmë se ka vite që ishin ndërruar rolet, Serbia po hiqej viktima!”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, sot, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, u zhvillua rundi i radhës i bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.