Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren, në kuadër të repertorit vjetor, ka përgatitur shfaqjen “Pinoku” nga Carlo Collodi me regji të Meli Qenës. Posteri i shfaqjes është bërë nga një nxënës i fillores.
Premiera e shfaqjes është dhënë të hënën, më 10 dhjetor. Por, shfaqja do të vazhdojë të jepet për nxënësit e ciklit të ultë në Prizren.
Në shfaqje luajnë: Hajat Toçilla, Ernest Malazogu, Alban Krasniqi, Xhevdet Doda, Liridona Shehu, Alban Morina, Alban Çela dhe Edona Sopaj. /Telegrafi/