Site icon Telegrafi

Melanie Trump e detyron të heshtë ish të dashurin “përmes parave”

Për shkak të artikujve që janë shfaqur në mediat sllovene, Melania Trump është detyruar të punësojë një avokat për të mbrojtur imazhin e saj.

Shkrimi në mediat sllovene u përhapën si virus në të gjithat mediat botërore për lidhjen e Zonjës së Parë me një djalë nga vendlindja, Sllovenia.

Jure Zorcic besohet të jetë ish i dashuri i Melanie Trump

Bëhet fjalë për sllovenin e quajtur Jure Zorcic, i cili pretendon të jetë ish i dashuri i Melanies dhe se romanca e tyre kishte përfunduar para njëzet vjetëve.

“Unë e ftova në zyrën time. I kam kërkuar që të mos të flasë rreth Melanies. Ai e pranoi se ata e njihnin njëri-tjetrin, por se kurrë nuk ishin të dashuruar. Për këtë arsye ka nënshkruar një marrëveshje që i ndalohet të flas rreth kësaj teme”, tha Natasha Pirc Musar, avokat i bashkëshortes së presidentit amerikan, Donald Trump, Melanie.

Lidhjen mes ish-miss Slloveninë dhe Zorcicit e ka konfirmuar edhe Bojan Pozar, autor i librit “E vërteta e Melania Trump”, i cili tha se slloveni ka zbuluar të dhëna interesante, të cilat e kanë frymëzuar të shkruajë një libër.

Ai gjithashtu tha se Melanie kurrë nuk ka qenë një sllovene tipike, por gjithçka ndryshoi pas bisedës me avokatin. /Telegrafi/

Exit mobile version