Melania edhe këtë herë ka demonstruar si duket kombinimi i harmonizuar perfekt i stilit
Dama e parë ka vizituar një klinikë ku është shoqëruar me vogëlushët, ndërkaq për atë rast edhe një herë ka zgjedhur veshjen fenomenale, transmeton Telegrafi.
Patjetër duhet të pranojmë që asgjë më pak nga ajo nuk kemi pritur. Kjo veshje e Melanisë është perfekt për të punuar në zyrë apo për ndonjë rast të ngjashëm.
Falë ngjyrës më të popullarizuar të këtij viti, ka thyer rreptësinë të cilën veshja afariste e bart me vete.
Ekspertët e modës thonë që bashkimi i ngjyrës së gështenjtë dhe ngjyrës së mentës, mu sikur ajo i ka kombinuar, është kombinimi fitues.
Veshjen e ka bërë më interesante me rripin ngjyrë diç më të shndritshme të nuancës së gështenjtë.
Ky aksesor është fenomenal, sepse thekson belin dhe figurën e bën vizualisht më të harmonishme. Takat e larta edhe për këtë rast kanë qenë zgjedhje e saj, këtë herë me print leopardi.
A ju pëlqen edhe juve kombinimi i këtyre dy ngjyrave? /Telegrafi/