Telegrafi

Melania Trump festoi ditëlindjen e 50-të, merr vëmendje urimi i veçantë nga Donald Trump

Donald dhe Melania Trump (Foto: Brian Lawdermilk/Getty Images/Guliver)

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ka festuar ditëlindjen e saj të 50-të.

Me rastin e ditëlindjes së saj pati urime të shumta nga figura të ndryshme, duke përfshirë edhe urimin e presidentit Donald Trump. 73-vjeçari kishte uruar bashkëshorten e tij përmes rrjetit social Twitter me një shkrim të shkurtë, por tejet të ëmbël.

“Urime ditëlindjen Melania, Zonja jonë e Parë e shkëlqyer”, ka shkruar Trump.

 

Melania mori një mesazh të veçantë edhe nga llogaria zyrtare në Twitter nga Shtëpia e Bardhë, e cila paraqiste një përzgjedhje fotografish nga udhëtimet e saj.

Lexo po ashtu Melania Trump edhe punët e shtëpisë i bën me përkushtim të paparë!

Ndërsa amerikanët po strehohen në shtëpitë e tyre, Zonja e Parë ka festuar me familjen e saj në Shtëpinë e Bardhë, me shefin e stafit dhe sekretaren e shtypit. /Telegrafi/

Donald dhe Melanie Trump (Foto: Chip Somodevilla/Getty Images/Guliver)