Nuk ka gjë më të mirë sesa kur i vishni rrobat e para nga gardëroba e pranverës – ngjyrat më të ndritshme, materialet më të lehta dhe trendet e reja që mirëpriten çdo sezon.
Këtë ndjenjë e din edhe Zonja e Parë, Melania Trump, e cila qysh prej fillimit të stinës së pranverës ka shkëlqyer me stilin e saj unik.
Melania Trump njihet si një person me stil, e aftësitë e saja të kombinimit të veshjeve i ka dëshmuar në veçanti gjatë kësaj pranvere.
Më poshtë i keni disa foto ku ajo ka shkëlqyer me stilin unik në këtë stinë të pranverës. /Telegrafi/