Melania Trump po qëndron në Teksas, në një pikë ndalimi të refugjatëve pranë kufirit të Shteteve të Bashkuara me Meksikën.
Zonja e Parë ka pyetur se sa shpejtë mund të bëhet bashkimi i fëmijëve të ndarë nga prindërit, si dhe është interesuar për mënyrën e komunikimit që ata kanë pasur me familjet, transmeton Telegrafi.
“Fëmijëve iu lejohet të komunikojnë me familje, ata flasin përmes telefonit nga dy herë në javë. Por, duhet të sigurohemi që vërtetë po flasin me familjarë, prandaj ka një procedurë” është përgjigjja që i dhanë zyrtarët e qendrës.
Në anën tjetër, nuk ka marrë ndonjë përgjigje konkrete, se kur bëhet bashkimi i fëmijëve me familjarë.
Trump vizitoi këtë qendër ku ka fëmijë prej pesë deri në 17-vjeç, të gjithë të ndarë nga familjet, si pasojë e hyrjes në fuqi të një ligji kontrovers, që pritet të rishqyrtohet së shpejti. /Telegrafi/