Pas fitores së tij në zgjedhjet amerikane, Donald Trump, mbajti një fjalim fitues në West Palm Beach dhe në skenë iu bashkuan fëmijët dhe gruaja e tij Melania Trump.
Melania do të jetë sërish Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas fitores së Trumpit.
Në mandatin e fundit të bashkëshortit të saj, nga viti 2016 deri në vitin 2020, ajo spikati me stilin e saj të thjeshtë dhe elegant dhe duket se do të vazhdojë ta bëjë këtë.
Tashmë Zonja e Parë u shfaq në skenë me një kostum gri të markës franceze Dior.
Xhaketa e saj Marlene gri kushton 4000 euro derisa fundi kushton diku 2,140 euro.
Trump mposhti Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale duke fituar mandatin e tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë.
Ai falënderoi Melania-n për mbështetjen e saj dhe vuri në dukje se ajo është shumë e rëndësishme në jetën e tij, si dhe falënderoi fëmijët e tij për mbështetjen e tyre dhe lavdëroi djalin e tij Barron. /Telegrafi/