Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump është konfirmuar javën e kaluar se është infektuar me coronavirus.
Sllovenia ka shkruar përmes llogarisë personale në Twitter se “ndihet mirë dhe do të vazhdojë të pushojë në shtëpi”.
Ajo gjithashtu falënderoi stafin mjekësor dhe kujdestarët dhe tha se po lutej për ata që preken nga virusi.
My family is grateful for all of the prayers & support! I am feeling good & will continue to rest at home. Thank you to medical staff & caretakers everywhere, & my continued prayers for those who are ill or have a family member impacted by the virus.
— Melania Trump 45 Archived (@FLOTUS45) October 5, 2020
CNN ka raportuar se Zonja e Parë nuk ka ndërmend të largohet nga Shtëpia e Bardhë ndërsa lufton me sëmundjen.
“Familja ime është mirënjohëse për të gjitha lutjet dhe mbështetjen! Ndihem mirë dhe do të vazhdoj të pushoj në shtëpi. Faleminderit stafit mjekësor dhe kujdestarëve kudo dhe lutem vazhdimisht për ata që janë të sëmurë ose kanë një anëtar të familjes të prekur nga virusi”, shkruan ajo në rrjetet sociale.
Ndryshe, Melania raportohet se nuk e ka ndërmend ta vizitojë në spital bashkëshortin, Donald Trump, i cili po shërohet pas infektimit me COVID-19. /Telegrafi/