Site icon Telegrafi

Melania Trump, shoqëri të re me Pamela Andersonin (Foto)

Melania Trump, 47 vjeçe, është mësuar me disa gjëra të bukura në jetës e saj përfshi edhe peliçet e lëkurës, por duket se një miqësi e re me Pamela Anderson ka ndryshuar gjithçka.

Zonja e Parë ka marrë një pako nga ylli 49-vjeçar i Hollivudit, një peliçe të zezë me lëkurë qingji. Mendohet se Melania e ka marrë pakon në shkurt, por për inaugurimin e bashkëshortit zgjodhi një veshje të Ralph Lauren. Zonja e parë nuk harroi ti dërgonte një letër falenderimi aktores për dhuratën e saj.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga bukuroshet shqiptare

Ka qënë vetë Pam që ka postuar në Twitter letrën që i ka ardhur nga Zonja e Parë. “E dashur Pamela, e vlerësoj shumë pakon e peliçes së bukur nga Only Me. Të jam mirënjohëse për mbështetjet dhe fjalët inkurajuese; janë shumë të mira. Së bashku ne mund të fuqizojmë shkumë gra që të ngrihen në besimet e tyre. Faleminderit vëmendjen dhe dhuratën tëndë. Zoti të bekoftë ty dhe familjen tënde”, shkruhet në letër.

Pamela i është përgjigjur letrës në Twitter: “E dashur Melania, faleminderit për letrën tënde të ëmbël. Është emocionuese të shohësh se si e menaxhon pozicionin tënd me një bukuri dhe hir të tillë. Pamela””

Fansat mendojnë se mes dy zonjave po lind një miqësi e re. /TCH/Telegrafi/

Exit mobile version