Site icon Telegrafi

Melania Trump padit ‘Daily Mail’ rreth akuzave për prostitucion: Kërkon dëmshpërblim prej 150 milionë dollarësh!

Zonja e Parë e Amerikës sërish ka ngritur një padi kundër korporatës që zotëron gazetën e përditshme britanik “Daily Mail”, e cila kishte raportuar se Melania Trump kishte punuar si përcjellëse (escort gril) e njerëzve të pasur.

Kjo është padia e dytë prej Melanias ndaj këtij mediumi, pasi ankesa e parë i ishte refuzuar javën e kaluar.

Fillimisht, ajo padinë e dorëzoi në një gjykatë të Marylandit, e cila e refuzoi kërkesën e bukuroshes sllovene me arsyetimin se nuk merret me këso lloj padie, transmeton Telegrafi.

Prandaj, Melania sërish e paditi gazetën, por kësaj radhe në qytetin e New Yorkut, ku “Mail Media Inc” ka zyrat e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Zonjës së Parë të Amerikës

Bashkëshortja e presidentit të 45 të SHBA-ve, Donald Trump po kërkon dëmshpërblim në vlerë prej të paktën 150 milionë dollarësh.

Padi është ngritur edhe kundër blogut “Webster Tarpley” në lidhje me këso shkrimesh, ndërsa ‘Daily Mail’ tashmë është detyruar të fshij shkrimin prej ueb-faqes, por nuk ka krijuar falje publike /Telegrafi/

Exit mobile version