Telegrafi

Melania Trump në gjendje të mirë shëndetësore pas operimit

Melania Trump (Foto: Getty Images)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se Melania Trump është “bërë më mirë” të martën pas operacionit të veshkave.

Ai ka shtuar se zonja e parë pritet të largohet nga spitali në ditët në vazhdim, shkruan CNN, transmeton Telegrafi.

“Zonja jonë e parë e mirë po bën vërtet mirë, do të largohet nga spitali për dy ose tri ditë. Faleminderit për kaq shumë dashuri dhe mbështetje”, ka shkruar ai në Twitter.

Zonja e parë iu nënshtrua një procedure embolizimi për të trajtuar një gjendje jo të mirë veshkash të hënën në mëngjes në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare “Walter Reed”, njoftoi zyra e saj.

“Procedura ishte e suksesshme, dhe nuk kishte komplikime”, tha në një deklaratë drejtoresha e komunikimit të zonjës së parë, Stephanie Grisham, duke shtuar se Trump ka të ngjarë të mbetet në Walter Reed “gjatë gjithë javës”.

Melania Trump (Foto: Getty Images)

Megjithëse Presidenti mbeti në Shtëpinë e Bardhë gjatë operacionit, ai udhëtoi në spital në Marine One në mbrëmje, ku vizitoi gruan e tij për më shumë se një orë.

Melania Trump është zonja e parë amerikane që i nënshtrohet një procedure të tillë të rëndë mjekësore në Shtëpinë e Bardhë, që kur Nancy Reagan kishte një mastektomi (ndërhyrje kirurgjike në gji) në tetor të vitit 1987.

Foto: Getty Images

Rosalynn Carter iu nënshtrua një operacioni për të hequr një gungë nga gjiri i saj në prill të vitit 1977. Betty Ford u bë zonja e parë e cila u diagnostikua me kancer të gjirit dhe iu nënshtrua një mastektomie në shtator të vitit 1974. /Telegrafi/

Donald dhe Melania Trump (Foto: Getty Images)