Melania Trump ka bërë deklaratën e parë publike në lidhje me zgjedhjet presidenciale amerikane.
Zonja e Parë e SHBA-së, Melania ka pohuar se duhet të numërohe çdo votë që është e ligjshme, transmeton Telegrafi.
“Populli Amerikan meriton zgjedhje të drejta. Çdo votim të ligjshëm dhe jo paligjshëm. Votat duhet të numërohen. Ne duhet ta mbrojmë demokracinë tonë me transparencë të plotë”, shkroi ajo në llogarinë personale në Twitter.
The American people deserve fair elections. Every legal – not illegal – vote should be counted. We must protect our democracy with complete transparency.
— Melania Trump 45 Archived (@FLOTUS45) November 8, 2020
Theksojmë se mediat amerikane kanë raportuar se sllovenasja e ka këshilluar bashkëshortin, presidentin Donald Trump, ta pranojë rezultatin zgjedhor presidencial.
Ndryshe, Joe Biden deri më tani ka fituar 290 vota elektorale gjersa Trump ka 214 sosh gjersa triumfues shpallet kanidati që fiton 270 vota. /Telegrafi/