Ishte vërtet një mister veshja e saj në muajin qershor në një nga vizitat në Qendrën e Fëmijëve Emigrantë.
Zonja e Parë e ShBA-ve kishte veshur një xhaketë me mbishkrimin “Mua vërtet nuk më intereson, po ty?”.
Në atë kohë, presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, i kishte dalë në mbrojtje bashkëshortes së tij , duke thënë se ajo ishte thjeshtë një xhaketë.
E lidhur me këtë, Melania ka vendosur të flasë së fundmi në një intervistë për ABC News, duke thënë se xhaketa ishte dedikim, por jo për fëmijët, por për mediat.
“Është e dukshme se xhaketën nuk e vesha për fëmijët por e vesha vetëm për të shkuar dhe dalë nga aeroplani”, ka thënë Melania.
“Ishte për njerëzit dhe për mediat e krahut të majtë që më kritikojnë mua. Dua të ju tregoj atyre që nuk më intereson. Ju mund të kritikoni çfarë të doni. Por nuk më ndal mua të bëjë atë që më duket e drejtë”, tha tutje Zonja e Parë e ShBA-ve.
Ajo është gjithnjë e komentuar për veshjet e saj, të cilat rrëmbejnë gjithmonë vëmendje mediatike. /Telegrafi/