Telegrafi

Melania Trump, ashtu si e njihnin sllovenët (Foto)

Ambasada amerikane ka publikuar një profil të Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump. “Njihuni me Zonjën e Parë, Melania Trump, ashtu si e njihnin sllovenët”, shkruhet në faqen e Ambasadës amerikane në Tiranë.

Melanija Knavs ka lindur në 26 prill të vitit 1970 në ish Republikën Jugosllave të Sllovenisë, një vend i vogël me kështjella mesjetare, pyje të mëdha dhe lumenj të rrethuar nga Austria, Hungaria, Italia dhe Kroacia, transmeton Panorama.

Ajo e la atdheun e saj për të ndjekur karrierën si modele në fushën e modës. Tani sllovenët mezi presin të tërheqin vëmendjen e botës në sajë të rolit të ri të vajzës që mban kombësinë e tyre, rol i një profili të lartë.

Jakob Susteric, që drejton një kompani mjekësore në Lubjanë, kryeqyteti i Sllovenisë, thotë se pak e njohin Slloveninë tani, por së shpejti kjo do të ndryshojë.

“Kjo është një mundësi e madhe që kombi ynë prej dy milionë… të gjejë vendin e vet në Evropë, në botë”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu Dallimi në vallëzimin presidencial mes çiftit emocional Obama dhe çiftit pa emocione Trump (Video)

Fotografi Stane Jerko kujton se e ka parë Melaninë kur ajo ishte vetëm qetë 17 vjeçe në një organizim mode në qytetin e saj, Sevnica. Edhe atëherë ajo thonë se dallonte për bukurinë dhe energjinë e saj.

Petra Sedej, një shoqe klase gjatë shkollës së mesme, kujton bisedat e tyre në lidhje me dëshirën e madhe për të parë botën.

Disa vajza e kishin zili bukurinë e saj, por ajo nuk reagonte. “Unë mendoj se kjo vjen nga diçka e fortë që ndodhet brenda saj”, ka thënë Sedej.

Ajo u largua nga Sevnica për t’u bërë modele në Lubjanë dhe më vonë në Milano dhe Paris. Ajo e ndryshoi mbiemrin e saj në Melania Knauss.

Melania dhe Donald Trump u takuan në një eveniment mode në New York në vitin 1998.

Në Sevnica, miku i familjes Zdravko Mastnak thotë se babai i saj, Viktor Knavs, i ngjante shumë Donald Trumpit – ishte një burrë ambicioz, biznesmen i mirë dhe gjithmonë në kërkim për të përmirësuar jetën e tij, përtej asaj që fitonte nga shitja e makinave në një kompani shtetërore.

Nëna e saj, Amalija, bënte modelet e rrobave në fabrikën e veshjeve për fëmijë.

Melania, është gruaja e dytë e një presidenti që ka lindur jashtë Shteteve të Bashkuara.