Telegrafi

Melania do t’i padisë bashkëkombësit e saj që përdorin imazhin ‘Zonja e Parë’ për një brend vere (Foto)

Katër verëbërës nga regjioni në afërsi të qytetit slloven të Sevnicës, vendi ku ka lindur Melania Trump – kanë prodhuar verën të cilën për nder të saj e kanë emëruar ‘First Lady’ (Zonja e Parë).

Sipas revistës për verë, Decanter, Biznesi ka shkuar mirë, duke qenë se 300 shishet e para janë shitur brenda tri ditësh, derisa 2.000 shishe të tjera janë vendosur në shitje nëpër dyqanet e qytetit turistik.

Çmimi i një shisheje të verës së prodhuar në vitin 2015 është 27.5 euro, ndërsa menaxheri i kështjellës së Sevnicës, Rok Petancic, thotë se ky është një çmim i arsyeshëm.

Vera ‘First Lady’

Ai madje ka thënë se iu kishin sugjeruar që ta shisnin nga 500 euro shishen, por ata kishin vendosur për një çmim më të lirë për popullatën e gjerë.

Koleksionit ‘First Lady’ i bashkëngjitet edhe sallami i prodhuar nga një lloj i rrallë i derrit slloven, çokollata dhe kremi kozmetik.

Mirëpo, Melania, e cila nuk e ka aprovuar emërtimin e verës, e ka angazhuar shoqatën sllovene të avokatëve, “Pirc Musar & Partnerji”, që t’i pengojnë prodhuesit e verës që të mos e përdorin imazhin e saj për t’i shitur produktet e veta. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Trump përsëri nuk e respekton Melanian, del i pari nga aeroplani dhe hyn vet në veturë (Video)