Site icon Telegrafi

Melania nuk e di çfarë bën Trump: Kalojnë ditë pa u parë edhe pse janë në një shtëpi

Melania dhe Donald Trump

Në librin ‘Fire and Fury’, nuk dalin vetëm sekrete vetëm nga Shtëpia e Bardhë, por edhe nga marrëdhënia e Donald dhe Melania Trump.

Në libër thuhet se marrëdhënia mes çiftit është gati gati e çuditshme. Trump dhe Melania mund të kalojnë ditë pa u parë fare me njëri-tjetrin, edhe kur janë në të njëjtën kohë në shtëpi.

Njohës të mirë të çiftit presidencial tregojnë se ata kalojnë shumë pak kohë bashkë, madje zonja e parë as që e dinte ku ndodhej bashkëshorti i saj, para se të bëhej president i Amerikës.

Melania nuk ka asnjë lloj ideje rreth bizneseve dhe politikave të tij, pra i duhet të shtiret duke bërë të interesuarën para publikut.

Përpos të tjerave, në libër thuhet se presidenti pjesën më të madhe të kohës, nuk ka qenë prezent në jetën e djalit 12-vjeçar, Barron. Vetë Trump në llogarinë e tij të Twitter-it e ka quajtur librin të shtirur.

Exit mobile version