Site icon Telegrafi

Melania megjithatë në Teksas shkon me patika (Foto)

Zonja e parë e SHBA-ve Melania Trump, me rastin e përmbytjeve që kanë goditur Teksasin ka shkuar në patika, pasi që më herët është gjendur e sulmuar nga një numër i madh i shfrytëzuesve të rrjeteve sociale për shkak të takave të larta.

Melania takat e larta i ka zëvendësuar me patikat e bardha, ndërsa xhaketën e gjelbër me një këmishë të bardhë me pantallona të zi dhe kasketë bejsbolli në të cilën shkruan FLOTUS, shkurtesë kjo për zonjën e parë të Amerikës (First Lady of the United States).

Paraqitja e saj me take në Teksas kishte shkaktuar reagime edhe nga banorë të vendeve tjera të botës, të cilët besonin se më mirë do të ishte të solidarizohej me personat që kanë pësuar humbje materiale.

Exit mobile version