Nëse Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale, Melania Trump mund të mos jetë me kohë të plotë në detyrën e Zonjës së Parë, tha një burim për Page Six.
“Melania ka bërë një marrëveshje me burrin e saj që nëse fiton zgjedhjet, ajo nuk do të jetë në detyrën e zonjës së parë 24/7”, tha një burim i brendshëm.
Raportimet vijnë pasi spekulohet se djali i tyre, Barron Trump do të nisë në vjeshtë studimet në Universitetin e New Yorkut.
“Ajo është një nënë praktike dhe tashmë po planifikon të kalojë një pjesë të secilit muaji po edhe potencialisht çdo jave në qytetin e New Yorkut, nëse Barron fillon atje studimet”, tha një burim për Page Six.
Më tutje thuhej se Barron do të kishte nevojë për përshtatje shtesë në jetën e tij studentore nëse babai i tij bëhet President.
“Barron nuk ka qenë kurrë plotësisht i vetëm më parë – dhe me stresin e shtuar se ai është edhe student i vitit të parë në kolegj dhe potencialisht djali i një presidenti në një qytet me mbizotërim demokratik, [Melania] dëshiron të jetë afër… Vëmendja që ai do të ketë nëse Trump bëhet President e shqetëson Melanian”, thuhet tutje. /Telegrafi/