Telegrafi

Melania e festoi ditëlindjen në një darkë zyrtare të Trump me kryeministrin e Japonisë

(Foto: Win McNamee/Getty Images/Guliver)

Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump, e ka festuar ditëlindjen e 49-të, ndërsa festa e saj është shndërruar në një darkë me kryeministrin japonez, Shinzo Abe dhe bashkëshorten tij, Akie.

‘Festojmë ditëlindjen e Zonjës sonë të Parë. Është ditëlindja e saj, prandaj e pyeta nëse do t’i pëlqente që kryeministri Abe dhe bashkëshortja e tij të na bashkoheshin për darkë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Melania Trump

“Ajo tha se nuk do t’i pëlqente me askënd tjetër më shumë të darkonte (sesa me ta)”, ka treguar Donald Trump përmes faqes zyrtare të Shtëpisë së Bardhë.

Edhe Melania ka shkruar në Instagram se është ndier e nderuar që e ka festuar ditëlindjen me kryeministrin japonez dhe gruan e tij.

Ditëlindjen e kaluar, Zonja e Parë e ka festuar në shtëpi larg syrit publik, por Trump e kishte përmendur gjatë një interviste të atëhershme. /Telegrafi/