Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Mel Gibson do të bëhet sërish baba. Zërat flasin për një shtatzëni të të dashurës së tij, shumë më të re në moshë, Rosalind Ross.
Aktori 59-vjeçar është lidhur me 24-vjeçaren që prej korrikut kur u takuan në Sidnej të Australisë, teksa filmonin Hacksaw Ridge.
Sipas një burimi për revistën “New Idea”, Rosey papritur vendosi të mos pijë që prej një muaji. Gjithashtu, ajo as nuk e pranon dhe as nuk e mohon që është shtatzënë. Rosalind ka shprehur gjithnjë dëshirën të bëhet nënë në moshë të re, dhe të ketë tre apo katër fëmijë.
Ndërsa, Gibson, aktualisht është babai i tetë fëmijëve, shtatë me ish-bashkëshorten Robyn: Hannah, binjakët Edward dhe Christian, Louis, William, Milo dhe Thomas. Çifti u nda pas 26 vitesh martesë më 2006.
Gibson pati një lidhje me pianisten ruse Oksana Grigorieva, 45 vjeçe, dhe në 2009 lindi Luçia, vajza e tyre. Vetëm një vit më pas, çifti u nda për shkak të mosmarrëveshjeve.