Mel B thuhet se është fejuar me të dashurin e saj prej tre vitesh.
Ylli i “Spice Girl”, 47 vjeçare, u fejua me Rory McPhee, pasi ai i bëri propozimin të mërkurën me një unazë diamanti prej 100 mijë funtesh apo mbi 100 mijë euroshe.
U tha se ai u ul në gjunjë për t’i bërë propozimin të dashurës në hotelin luksoz Cliveden House në Berkshire.
Sipas The Sun, Mel B ishte shumë e lumtur në ato momente dhe ‘shpërtheu’ duke qarë gjë që ishin lot gëzimi.
Raportohet më tej se ai po mbante një unazë prej 100 mijë funtesh, e përbërë nga një diamant.
Një burim i tha The Sun se Mel tha ‘PO’ menjëherë duke shtuar: “Por ishte jashtëzakonisht emocionuese sepse pas gjithçkaje që ka kaluar, ishte një moment vërtet i madh për të”.
“Ai është absolutisht e kundërta e kaq shumë djemve me të cilët ajo kishte marrëdhënie”, duke shpjeguar se si ai i ka treguar asaj se meshkujt mund të jenë “të kujdesshëm dhe të besueshëm”.
Burimi e përshkroi të fejuarin e Melit si ‘djalë normal, me këmbë në tokë, me moral të mirë’ dhe këmbënguli se nuk është i interesuar për famën.
Dyshja njihen prej shumë vitesh pasi vijnë që të dy nga Leeds.
Çifti mendohet se janë në lidhje që nga viti 2018 kur u takuan përmes miqve në Los Angeles. /Telegrafi/