Telegrafi

Merkel është në kontakt me Borissovin, paralajmëron zgjidhje për Maqedoninë e Veriut

Kancelarja gjermane Angela Merkel është në kontakt me kryeministrin bullgar Boyko Borissov, dhe thotë se ajo pret që çështja e bisedimeve të pranimit të Maqedonisë së Veriut me BE-në të zgjidhet këto ditë.

Merkel këtë deklaratë optimiste e bëri në përgjigje të një pyetje nga kryetari i Komitetit të Çështjeve Evropiane të Bundestagut, Guenter Krichbau, i cili foli për abuzimin e vendeve anëtare të vendeve kandidate për të promovuar çështje bilaterale.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së miratuan konkluzionet mbi rregullimin me Ballkanin Perëndimor dje pasdite, pasi në draft u fut fraza “keqinterpretim i historisë”, për të cilën Bullgaria këmbënguli si një kompromis për të zhbllokuar miratimin e tyre.

Presidenca gjermane ka propozuar një tekst të ri që përfshin kërkesën e Bullgarisë.

Në ndërkohë, Bullgaria ka bllokuar nënshkrimin e marrëveshjes së Maqedonisë për Frontex./Telegrafi/