Shëtitja e këndshme me biçikletë, mund të ketë një përfundim të pakëndshëm, si pasojë e zinxhirit të yndyrshëm, që mund të lë njolla të pashlyeshme në pantallona apo këpucë.
Kësaj mund t’i vijë fundi, me mekanizmin e veçantë të një kompanie me bazë në Holandë, që e vë në funksion biçikletën, transmeton Telegrafi.
Fuqia e pedaleve dërgohet përmes rrotës së pasme, me anë të shufër që është e kapur në një disk me dhëmbëzore.
Këto të fundit, ndihmojnë çiklistin edhe të caktojë shpejtësinë, ndërsa thuhet se pedalimi është për 50 për qind më i lehtë se sa në biçikletat e zakonshme.
Videoja e postuar më poshtë, e tregon se si duket ky mekanizëm, që pritet ta zëvendësojë zinxhirin dhe njollat e pakëndshme. /Telegrafi/