Publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti me një postim në Facebook ka njoftuar se do të mbështes Lëvizjen Besa për, siç thotë ai, ”për të shpërlarë mëkatin që nuk shlyhet lehtë, e që ka të bëjë me mitizimin që dikur ua bëmë politikanëve më destruktiv që deri më tani kanë pasur shqiptarët e Maqedonisë – drejtuesve të BDI’së!”, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Kim Mehmeti gjithashtu thotë se nga Lëvizja Besa i kanë ofruar ”thuajse të gjitha që mund t’i ofrojë një parti!”
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të të publicistit Mehmeti./Telegrafi/