Telegrafi

Mehmeti përsëri kolegë me Milloshoskin, i futen profesionit për noter (Foto)

Prej 26 dhjetorit, këtë të hënë, ish deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti, do të fillojë punën si notere, kështu shkruan në Gazetën Zyrtare, të cilën sot e zbardhi LSDM-ja, ku poashtu shihet se edhe bartësi i listës për deputetë në NJZ 5 nga OBRM-PDUKM, Antonio Milloshoskin, prej dje ka filluar punën si noter, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mehmeti javën e kaluar tha se është e angazhuar si këshilltare e një deputeti austriak. Ajo ka arritur një marrëveshje si Këshilltare ligjore e deputetit Stefan Schenah, i cili ishte monitorues i zgjedhjeve në Maqedoni në statusin e shefit të misionit në Parlamentin e Këshillit të Evropës. /Telegrafi/