Telegrafi

Mehmeti: Partitë po fokusohen në bërjen e politikës, por jo të politikave (Video)

Jeton Mehmeti nga Instituti GAP, ka theksuar se partitë politike fokusohen në bërjen e politikës dhe jo të politikave.

Ai në emisionin “Përballje”, me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka thënë se politika premton vende pune, shëndetësi, mirëqenie për qytetarët, dhe në fund në agjendat e tyre fusin tema të mëdha nacionale.

“Kemi kaluar disa vite nga paslufta dhe është dashur të fokusohemi në ndërtimin e shtetit dhe institucioneve”, ka shtuar Mehmeti.

Sipas tij, politikat sociale nuk janë aq gjithëpërfshirëse, duke përmendur këtu asistencën sociale.

“Ta zëmë para 10 vitesh numri i familjeve që kanë fituar asistencë sociale ka qenë diku 50 mijë raste. Ndërsa, tani i kemi diku rreth 26 mijë familje. Kjo nuk ka ardhur për shkak të zhvillimit ekonomik por për shkak të përjashtimit të përfituesve nga skema sociale”, ka theksuar Mehmeti. /Telegrafi/