Në Shqipëri nuk gëzon famën e Kivanc Tatlitug apo Kenan Imirzoglu, por në Turqi, emri i Mehmet Esen është po aq i njohur sa ata. Aktori me origjinë nga Prilepi i Kosovës, shkeli për herë të parë në tokën e gjyshit nga babai.
I ftuar në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove në Skampa, ajo që preku Mehmet Esen ishte mirësia që publiku përcjell te aktori, i cili e mban gjallë artin e tij vetëm me zemër.
Mehmet Esen – Aktor: “Në Shqipëri talenti i aktorëve has në pengesën, nuk ka para.”
Dhe kur paratë mungojnë, aktori nga Turqia propozon “Meddah”, një gjini e ngjashme me kohët homeriane, ku tregimtarët rrëfenin për Odesinë apo Iliadën.
Mehmet Esen – Aktor: “Meddah është artist i popullit, ai është zëri i të heshturve, ai nxjerr në pah atë që mendohet, por nuk artikulohet. Një Meddah i mirë është ai që arrin të vesh njëherash disa karaktere, të imitojë në disa dialekte dhe që skena e tij është edhe një bar – kafe”.
Ky takim ku shqiptaro – turku shkëmbeu ide me aktorët e gjeneratës së re dhe ndjesitë që mori nga qendrimi në Elbasan dhe Tiranë do të përbëjnë fabulen e shfaqjes së tij të ardhshme në Stamboll.
Mehmet Esen – Aktor: “Me propozuan të luaj Hamletin, kështu që do të rikthehem në Tiranë, dua që shqiptarët të më njohin ashtu siç njohin Kivanc Tatlitug apo Kenan Imirzoglu, edhe pse nuk kam flokë.” /TvKlan/Telegrafi/