Site icon Telegrafi

Mehmedi drejt largimit nga Leverkuseni, afër transferimit te Hamburgu i Mavrajt

Admir Mehmedi duket se nuk do të qëndrojë edhe shumë gjatë tek skuadra e tij aktual Bayer Leverkusen.

Hapësirat e vogla kanë bërë që sulmuesi shqiptar i Përfaqësueses së Zvicrës të mendojë largimin.

Por e ardhmja e tij duket se nuk do të jetë larg Bundesligës, pasi në skenë ka dalur skuadra e Hamburgut.

Ekipi i madh gjerman që po lufton për mbijetesë kërkon ta përforcojë repartin ofensivë.

E Mehmedi duket zgjidhja më e mirë për Hamburgun që sipas medieve gjermane ka bërë një ofertë.
Hamburg besohet se ka ofruar rreth gjashtë milionë euro për transferimin e Mehmedit në ‘Volkparkstadion’.

26-vjeçari ka luajtur këtë edicion 10 ndeshje me Leverkusenin në Bundesliga ku ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar tre asistime.

Kontrata aktuale e Mehmedit me Leverkusenin skadon në qershorin e vitit 2019. /Telegrafi/

Exit mobile version