Telegrafi

Mehdi Taremi do të jetë lojtar i Interit, por jo në janar  

Përfaqësuesit e sulmuesit të Portos, Mehdi Taremi, u takuan me drejtuesit e Interit këtë mbrëmje dhe ka një marrëveshjeje totale për një transferim në verë mes palëve.

Sulmuesi 31-vjeçar iranian ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me klubin portugez dhe tani duket se është i vendosur të bashkohet me Nerazzurrët në fund të sezonit.

Verën e kaluar, ai ishte shumë i lidhur me të dy klubet milaneze, por në fund mbeti me Porton.

Taremi ka rënë dakord verbalisht me kushtet e një kontrate me Interin, i gatshëm të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me një opsion për një të tretë me vlerë rreth 3 milionë euro neto në sezon.

Marrëveshja përfshin gjithashtu një bonus nënshkrimi dhe komisione të mundshme për agjentët.

Ndërmjetësit që përfaqësojnë Taremin u takuan me drejtuesit e Interit këtë mbrëmje për të diskutuar më tej transferimin e lirë të sulmuesit në verë.

Sulmuesi iranian ka shënuar vetëm gjashtë gola dhe ka ofruar katër asistime në 24 paraqitje në të gjitha garat për Porton. /Telegrafi/