Site icon Telegrafi

​Mehaj thotë se Ministria që udhëheqë ka realizuar 77 për qind të planit

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka njoftuar se dikasteri që drejton ka realizuar planin e punës në përqindje prej 77%. 

Pra, gjatë periudhës janar-qershor 2022, ai ka bërë të ditur se janë realizuar 106 aktivitete nga 137 të planifikuara.

Megjithatë, ka premtuar do të punojnë që efikasiteti të rritet edhe më shumë.

Lexo po ashtu Ministri Mehaj kritikon stafin e tij për mostransparencë

Publikimi i të dhënave vjen pas akuzave nga Lëvizja FOL, e cila sot në një konferencë për media tha se nuk ka marrë përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes mbi aktivitetet e saj pavarësisht pyetësorit të dërguar.

Ministri Mehaj më herët tha se shumë shpejt këto përgjigje do të jenë në dispozicion.

“Ushtrinë e Republikës së Kosovës, do ta përgatisim dhe forcojmë çdo ditë, ajo është e gatshme ta mbrojë çdo cep të territorit të Republikës. Ngritja e ushtrisë sonë në nivel të ushtrive të vendeve të NATO-së është mision i yni që do ta përmbushim patjetër”, ka shkruar Mehaj.

Sa i përket transparencës dhe llogaridhënies, ai ka theksuar se Ministria e Mbrojtjes do të jetë e hapur për publikun për çdo gjë që lejohet të ketë qasje publiku, me përjashtim të informatave të klasifikuara. /Telegrafi/

Exit mobile version