Në ciklin e vizitave të përfaqësueseve diplomatik, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur sot në takim shefin e zyrës Belge në Kosovë, Jean-Louis Servais, më të cilin bisedoi për me zhvillimet aktuale në ministri dhe qëllimet e tij strategjike në të ardhmen.
Përmes një njoftimi për media, Mehaj shprehu interesimin për avancimin e bashkëpunimit bilateral në mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe synimit për anëtarësim në NATO.
Siç bëhet e ditur në njoftim, Servais, vlerësoi lart të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe qëllimet strategjike të ministrit Mehaj, duke shprehur angazhimin e tij në të ardhmen për të mbështetur në realizimin e objektivave të tij.
Tutje në njoftim, thuhet se në fund të dy u pajtuan që të intensifikohen kontaktet në funksion të thellimit të bashkëpunimit bilateral në fushat e interesit të përbashkët në të mirë të paqes dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë. /Telegrafi/