Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur në takim zv.ambasadorin e Japonisë, jorezident për Kosovë, Tatsuya Machida.
Mehaj ka njoftuar se në takim kanë biseduar rreth mundësive të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushës e sigurisë dhe mbrojtjes.
“Pas shkëmbimit të njoftimit rreth zhvillimeve të deritashme në relacionet tona, me zv.ambasadorin Machida diskutuam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral në fushat me interes të përbashkët në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Unë i shpreha interesimin për mundësinë e ofrimit të eksperiencës japoneze në fushën e kërkim-shpëtimit urban dhe fushat tjera specialistike që u mirëpritë nga ana e tij, ide e cila do të trajtohet në kuadër të planit tonë të përbashkët të bashkëpunimit bilateral”, thotë Mehaj në postimin e bërë në Facebook. /Telegrafi/