Site icon Telegrafi

Mehaj takohet me Zaev, diskutojnë për fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, është takuar sot me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Mehaj përmes një shënimi në Facebook ka bërë të ditur se me të parin e qeverisë së Maedonisë së Veriut kanë diskutuar për temat e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Takimi me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u fokusua kryesisht në bashkëpunimin ndërshtetëror në funksion të interesave të përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë si: shkëmbimi i përvojave për integrime euroatlantike dhe organizata rajonale të sigurisë si dhe koordinimi ndërshtetëror në menaxhimin e krizave dhe emergjencave të ndikuara nga tensionet ndërkontinentale së bashku edhe me shtetet tjera fqinje”, ka shkruar Mehaj.

Exit mobile version