Telegrafi

Mehaj shkruan për suksesin e radhës të ushtarëve të FSK-së: Toger Bajram Gecaj dhe Nëntoger Art Gunga, shkëlqyen përkrah kolegëve britanik

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar për suksesin e radhës që kanë arritur ushtarët e FSK-së në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst.

Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Toger Bajram Gecaj si instruktor dhe Nëntoger Art Gunga si kursant, shkëlqyen përkrah kolegëve britanik dhe të vendeve partnere të saj.

“Oficerët tanë na bënë krenar edhe në Kursin e Komisionimit, në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst. Toger Bajram Geci si instruktor dhe Nëntoger Art Gunga si kursant shkëlqyen përkrah kolegëve britanik dhe të vendeve partnere të saj”, ka shkruar Mehaj. /Telegrafi/