Telegrafi

Mehaj publikon fotot: FSK duke kryer trajnime me sistemet e reja të armatimit

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka thënë se Ushtria e Republikës së Kosovës e gatshme për çdo mision ushtarak.

Mehaj përmes një shënimi në Facebook ka shtuar se Regjimenti i parë i Këmbësorisë është në fazën intensive të trajnimit dhe përgatitjes së njësive të saj.

“Trupat e R1K janë duke kryer trajnim me sistemet e reja të armatimit me të cilat është pajisur FSK së fundi, me fokus operacionet e mbrojtjes dhe sulmit në nivel Skuadre, Togu dhe Kompanie”, deklaroi ai.

“Trajnimet e vazhdueshme, bashkëpunimi dhe vullneti i ushtrisë së Republikës së Kosovës, janë tregues të gatishmërisë për pjesëmarrje në çdo mision të NATO-s”, ka përfunduar Mehaj duke i bashkangjitur njoftimit edhe disa fotografi nga trajnimet e njësiteve ushtarake./Telegrafi/