Telegrafi

Kosova dhe Izraeli avancojnë marrëdhëniet në fushën e diplomacisë dhe mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Izrael.

Mehaj së fundmi është takuar me shefin e Departamentit për Ballkanin, ambasadorin Dan Oryan, si dhe Tamar Ziv, e cila pritet të jetë Ambasadorja e Izraelit në vendin tonë.

Ministri ka bërë të ditur se kanë diskutuar për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve të përgjithshme diplomatike.

Postimi i plotë:

Në vazhdën e takimeve me autoritetet shtetërore izraelite, gjatë vizitës sime, kam takuar Shefin e Departamentit për Ballkanin , Ambasadorin Dan Oryan, si dhe zonjën Tamar Ziv, e cila pritet të jetë Ambasadorja e Izraelit në vendin tonë.

Me këtë rast, diskutuam për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve të përgjithshme diplomatike, me fokus edhe në bashkëpunimin në fushën e diplomacisë së mbrojtjes.

Gjithashtu, Zonjës Tamar Ziv i dëshirova suksese në misionin e saj në vendin tonë dhe bashkëpunim të ngushtë për të gjitha çështjet me interes për dy vendet tona. /Telegrafi/