Telegrafi

Meha përsëri befason me skuadrën e re (Foto)

Vazhdon të ketë surpriza e ardhmja e Alban Mehës, pasi mesfushori sot ka zyrtarizuar në një farë mënyre kalimin te Al Nassr, në Arabinë Saudite.

Në fakt, kalimi te klubi arab ishte i sigurt para pak muajve, kur Meha i dha fund marrëdhënies me Konyasporin, për shkak të ofertës shumë më të lartë financiare nga Al Nassr.

Megjithatë, në qershor Al Nassr ndryshoi tërësisht drejtim dhe gjithçka mbeti pezull, aq sa u raportua se Meha do të rinovonte me Konyasporin.

Lexo po ashtu të gjitha lajmet për lojtarët shqiptarë

Megjithatë, sot Meha ka postuar në Twitter logon e Al Nasrit, një mesazh i qartë se tashmë gjithçka është mbyllur me sukses.

Kanë qenë të panumërta komentet nga tifozët e Al Nassrit, që i urojnë mirëseardhjen në klubit e ri mesfushorit shqiptar, një ndër lojtarët më të dalluar në kampionatin turk në sezonin e fundit.