Alban Meha ka treguar edhe njëherë krenarinë e tij që është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.
Mesfushori i skuadrës turke, Konyasport, do të debutoj me 5 shtator në ndeshjen e parë zyrtare të tij me Përfaqësuesen e Kosovës ndaj Finlandës dhe kjo po e bënë krenar.
Është vetë futbollisti i cili ka treguar që përfaqësimi i Kosovës për të është një ëndërr e bërë realitet.
“Një ëndërr …. e bërë realitet. Kosova gati për premierën historike”, ka shkruar Meha në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’.
Këtij postimi, Meha ia ka bashkangjitur edhe një fotografi ku shihet lista e bërë publike e selektorit të Kosovës. /Telegrafi/