Telegrafi

Meha: Kosova dhe Shqipëria, sot do të bëj tifo për këtë ekip

Alban Meha ka shprehur mbështetjen e tij për Kosovën por edhe për Shqipërinë në dy ndeshjet e tyre miqësore në ditën e sotme.

Kosova ndeshet me Ishujt Faro, kurse Shqipëria sonte zhvillon një miqësore me Ukrainën.

Megjithatë, të dyja skuadrat kanë një tifoz të përbashkët.

Alban Meha ka shprehur mbështetjen e tij për Kosovën por edhe për Shqipërinë në dy ndeshjet e tyre miqësore në ditën e sotme.

“Sot do të bëjë tifo për Kosovën dhe Shqipërinë”, ka shkruar Meha në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Meha nuk u ftua nga Shqipëria për “Euro 2016” por ai vazhdon ta mbështesë ekipin kuqezi, njësoj sikurse edhe Përfaqësuesen e Kosovës.