Telegrafi

Meha i harruar nga Shqipëria, vjen te Kosova

Një tjetër yll i thotë ‘po’ Kosovës. Është Alban Meha, mesfushori mitrovicas që e ka bërë të ditur vendimin e tij përmes një postimi në Facebook.

Ai ka shkruar “Kosova A.M.17”, dhe ka postuar një foto të ilustruar me fanellë të Kosovës.

Meha ishte pjesë e Kombëtares shqiptare, por që në muajt e fundit u injorua nga De Biasi.

Lexo po ashtu Milot Rashica u drejtohet me një letër të gjithëve

Ai këtë verë u transferua nga Konyaspori turk për në Al Nassr të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Para tij, Milot Rashica bëri të ditur vendimin për të zgjedhur Kosovën.