Bebe Rexha tashmë ka fituar famë të madhe anembanë botës në saje të hiteve dhe teksteve që shkruan për këngëtarët.
Këngëtarja njihet edhe si konsumatore e madhe e kafeve dhe frekuentuese e lokaleve të natës.
Por, së fundi Bebe ishte në një kafene dhe askush nuk e ka njohur teksa ka qëndruar aty, transmeton Telegrafi.
Madje, në një moment në një radio lokale të New Yorkut është ekzekutuar një prej këngëve të saj gjersa ishte këngëtarja në kafe.
“Gjersa kënga jote po ekzekutohet dhe askush nuk të njeh se ti je këngëtarja që e dëgjohet”, ka shkruar Bebe në llogarinë personale në Instagram.
Së fundmi, këngëtarja është bërë pjesë e botimit më të ri të të famshmes “Tmrw”, një revistë në formë libri, e cila përbrenda një vëllimi fokusohet në vlerat e kulturës, dhe në karrierën e personazhit kryesore në të, në këtë rast të këngëtares Bebe Rexha.
Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/