Aktorja e njohur shqiptare, Teuta Krasniqi, e ka treguar shumë herë me zë të lartë se është vegane.
Ajo madje ka pasur disa paraqitje televizive ku ka ngritur zërin për promovimin e veganizmit dhe jetës së shëndetshme.
Aktorja e shumë prodhimeve kinematografike vendore kishte treguar gjithashtu se bashkëshorti i saj, Adonisi, dhe dy vajzat e saj, janë gjithashtu veganë.
Por, megjithatë Teuta i ka befasuar së fundmi ndjekësit e saj në Instagram, kur prezantoi drekën e përgatitur nga Adonisi me rastin e ditëlindjes së tij.
Ajo shfaqi në një video të publikuar në InstaStory një tepsi të madhe, ku ishin të gatuara disa patate dhe feta salmoni.
Kjo e fundit ka befasuar ndjekësit e aktores, duke marrë parasysh që Teuta ka qenë tejet e zëshme në paraqitjet e saj televizive, ku fliste për dëmet që ia sjellin organizmit konsumimi i mishit dhe bulmetit.
Megjithatë, përgjatë videos ajo e shpjegoi se salmoni ishte gatuar për Adonisin (i cili gjithashtu është prezantuar si vegan) dhe për dy vajzat, Kaia dhe Tara. /Telegrafi/