Deontay Wilder fitoi ndaj Luis Ortiz në raundin e dhjetë me nokaut teknik.
Boksieri amerikan me këtë rast ka mbrojtur titullin WBC për pesha të rënda, ndërsa i ka hapur rrugën vetes për një ballafaqim të mundshëm Anthony Joshuan.
Këtë ballafaqim mezi po e pret edhe ish-kampioni i boksit, Lennox Lewis, megjithëse është skeptik nëse Joshua do të pranojë të ballafaqohet me Wilderin.
“Luftë ishte e rëndësishme për Wilderin ashtu sikur se për Joshuan kundër Klitschkos. Ai tregoi zemër dhe qetësi të madhe në prag të humbjes”.
“Kjo më bën që ta dëshiroj edhe më tepër një meç mes Wilderit dhe Joshuas. Por, Anthony Joshua ka punë të tjera që duhet të kujdeset”, ka pohuar Lewis.
Wilder tashmë tërthorazi i ka kërkuar ballafaqim boksierit britanik, i cili deri më tani e ka injoruar amerikanin.
Theksojmë se nga 40 meçe Wilder të zhvilluara deri më tani i ka të gjitha fitore, ku në 39 raste ka fituar me nokaut. /Telegrafi/