Site icon Telegrafi

Megjithëse është portier, Buffon tregon aftësitë e tij me këmbë (Video)

Legjenda italiane e futbollit, Gianluigi Buffon, ka treguar se di të luajë mirë me këmbë, përkundër se është një portier.

Gardiani i Juventusit dhe Italisë ka shkëmbyer disa truqe me yllin e ‘stilit të lirë’, Lisa Zimouche.

Lexo po ashtu Kampionia e botës në freestyle 'turpëron' Xhakën dhe Mustafin, i jep leksione si duhet dribluar (Foto/Video)

Gigi dhe Lisa kanë xhiruar një reklamë për fanellën e re të Italisë të prodhuar nga Puma.

https://twitter.com/Lisafreestyle/status/916749198082658304

Në ndeshjen e të premtes kundër Maqedonisë, Buffon u bë portieri i parë i Italisë që vesh një fanellë të kaltër gjatë një ndeshjeje zyrtare.

Azzurrët luajtën baras (1-1) ndaj Maqedonisë duke marrë kritika të shumta nga bashkëkombësit e tyre.

Kujtojmë që në fillet e karrierës së tij te Parma, nga mosha 13 vjeçare, Buffon ka luajtur si mesfushor.

Gigi është bërë portieri i parë që vesh një fanellë të kaltër gjatë një ndeshjeje zyrtare të Italisë (Instagram)

Mirëpo, pas lëndimit të të dy portierëve të grupmoshës së tij, ai u fut në portë falë gjatësisë dhe cilësive që kishte. Vetëm dy javë më pas, ai u bë portieri kryesor i ekipit të të rinjve të Parmas.

Të hënën, ata janë mysafirë të Shqipërisë për ndeshjen e fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’. /Telegrafi/

Exit mobile version