Dua Lipa pati një paraqitje shumë të suksesshme në koncertin e fundit në Belgjikë.
Mijëra fansa shkuan për ta parë nga afër artisten shqiptare, e cila ka interpretuar para tyre hitet e saj më të fundit.
Megjithëse ishte me gjendje gripoze, Dua ka arritur që të dhurojë një performancë të shkëlqyer para publikut belg.
Dua së fundmi ka ndarë një fotografi me fansat në rrjetin social Instagram, ku ka treguar ndër të tjerash se sa dashuri ka marrë nga fansat në këtë koncert.
Megjithëse ishte me grip dhe lehtë mund ta transmetonte virusin e saj, fansat përsëri e kanë afruar dhe i kanë dhuruar asaj dhjetëra përqafime.
“Edhe pse u tregova se jam me grip dhe u kërkova leje që të zbrisja poshtë për një përqafim, ja çfarë bëjnë ata dhe janë absolutisht më të mirët. Jam shumë me fat për tërë këtë dashuri dhe kam fansat më të mirë në botë”, ka shkruar Dua në Instagram.
E njëjta, këtë muaj ka kënduar edhe në Prishtinë më datë 10 gusht, ku ka bërë për vete gjithë publikun shqiptar. /Telegrafi/