Site icon Telegrafi

Megjithatë, hidhërimi ndërmjet Agueros dhe Guardiolas zgjati shkurt

(Foto: Getty Images/Guliver/Screenshot/Twitter)

Pep Guardiola dhe Sergio Aguero u përfshinë në një zënkë verbale në momentin e zëvendësimit të sulmuesit argjentinas, gjatë ndeshjes ndërmjet  Manchester Cityt dhe Tottenham Hotspur.

Argjentinasi e nisi derbin e kësaj jave nga minuta e parë dhe arriti të shënonte një gol, megjithatë trajneri vendosi që në minutën e 65-të ta zëvendësonte me Gabriel Jesus.

Lexo po ashtu Përplasje verbale mes Agueros dhe Guardiolas në momentin e zëvendësimit të argjentinasit

Aguero ishte i pakënaqur nga ky veprim dhe kamerat e kapën momentin e fjalosjes mes trajnerit dhe sulmuesit.

https://twitter.com/EnRouteAnfield/status/1162785652238426112

Mirëpo, zënka mes tyre nuk zgjati shumë, duke qenë se në momentin kur shënoi Gabriel Jesus, argjentinasi shkoi për ta përqafuar Guardiolan.

Sidoqoftë, ndeshja u mbyll baras (2-2), duke qenë se goli u anulua, sepse paraprakisht Aymeric Laporte e kishte prekur topin me dorë. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/Twitter)
Exit mobile version