Telegrafi

Megjithatë, Hazard do të mbetet te Reali

(Foto: Getty Images)

Përkundër spekulimeve për largimin e tij, Eden Hazard pritet të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit edhe pas afatit kalimtar të janarit.

Futbollisti belg ishte përfshirë në listën e lojtarëve që mund të largohen nga Los Blancos në këtë afat kalimtar.

Megjithatë, sipas The Atheltic, ai pritet të qëndrojë në Spanjë për arsye personale.

(Foto: Getty Images)

Hazard ka kontratë me Realin deri në vitin 2024, mirëpo ka dështuar t’i tregojë cilësitë e tij prej se u transferua nga Chelsea.

Vazhdimisht është folur për largimin e tij, mirëpo mungesa e interesimit të klubeve për t’ia dhënë pagën e madhe ka bërë që ai të vazhdojë qëndrimin te Mbretërit. /Telegrafi/