Ismail Moria nuk do të rikthehet në burg, pasi dënimi me një 1 vit dhe 4 muaj burg që vendosi gjykata konvertohet në shërbim prove në 18 muaj.
Ismail Morina akuzohet për armëmbajtje pa leje, pasi u kap një ditë para ndeshjes Shqipëri- Serbi në 11 tetor të 2015 në Tiranë me dy pistoleta.
Ismail Morina në gjykata deklaroi se armët i mbante për vetëmbrojtje nga frika e ndonjë hakmarrjeje nga nacionalistët serbë.
Ballist Morina u bë i njohur për shqiptarët, por dhe gjithë botën pas ngritjes së dronit në Beograd në ndeshjen Serbi- Shqipëri, e cila përfundoi në dhunë dhe kaos, ndërsa në fund u mbyll me një fund të lumtur për kuqezinjtë, pasi CAS vendosi 3 pikë në favor të kombëtares sonë.