Telegrafi

Megjithatë, Armand Duka nuk zgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

Sot po mbahet asambleja e përgjithshme e Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA).

Në këtë asamble që po zhvillohet në kryeqytetin finlandez të Helsinkit, Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka zgjedhur edhe tetë anëtarët e rinj.

Armand Duka duke votuar për anëtarin e ri të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

Megjithëse ishte i nominuar për të qenë pjesë e Komitetit të lartpërmendur, Armand Duka nuk ka arritur të marrë besimin e anëtarëve të kombëtarëve, transmeton Telegrafi.

Për të parin e Federatës së Futbollit të Shqipërisë kanë votuar gjithsej  25 anëtarë.

Theksojmë se edhe kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri ka pasur drejt vote dhe këtë e ka shfrytëzuar duke i dhënë besimin Dukës.

Pas Dukës, ka votuar edhe kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri

Ndryshe, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka përfituar 1 milion euro prej UEFA-s, ku e njëjta shumë i ka takuar edhe Federatës së Futbollit të Shqipërisë. /Telegrafi/